Ky eshte njeriu më i suksesshëm.

0
1072

Është ai që ka qëllim të mirë në çdo gjë që bën.

Kur ulet në një bisedë, ka qëllim të ndihmojë bashkëbiseduesin me çfarëdo forme: i jep një sugjerim, këshillë të mirë, ose ka qëllim t’i përfitojë ato prej tij.

Duke zbatuar ajetin: “Dhe në çështjet e tyre ata konsultohen” (për të shqyrtuar atë që është më e mira për të gjithë).

Kur mëson një dituri qoftë edhe jo Islame, synon që të fitojë jetesën e tij nëpërmjet saj me ndershmëri, dhe që të ngrihet Islami nëpërmjet tij.

Ai që mëson dituri fetare: synon të nxjerrë veten nga injoranca, synon pastrimit dhe qërimin e vetes nga veprimet e pahijshme dhe synon përhapjen e të mirës edhe tek të tjerët.

Pra i gjithë suksesi i njeriut varet nga qëllimi i tij i mirë dhe përpjekja për konkretizimin e tij.

Allahu na dhëntë sukses të gjithëve!

Emin Bilali