Ky eshte njeriu me i nderuar tek Allahu.

Kush i frikësohet Allahut i vjen furnizimi andej nga s’e llogarit. Në realizimin e devotshmërisë (takvas) o robër të Allahut gjendet qetësia e zemrës. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush e ka preokupim kryesor botën tjetër Allahu ia bashkon çështjet dhe ia vendosë pasurinë në zemër e tij, ndërsa dynjaja do t’i vijë duke qenë e përulur”.

Realizimi i devotshmërisë (takvas) o robër të Allahut është shkak për burimin e të mirave dhe begative.

“Nëse banorët e fshatrave do të besonin e do të bëheshin të devotshëm, do t’u hapnim atyre bereqet nga qielli dhe toka”.

Allahu ekber!

O robër të Allahut! Realizimi i devotshmërisë është shkak për të qenë i nderuar tek Allahu i Lartësuar. E ai që është i nderuar tek Allahu, kush është ai që mund ta përulë atë?

Ai që është i nderuar tek Zoti i tij, kush është ai që mund ta përulë atë?

Zoti ynë thotë: “Më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që i frikësohet më shumë Atij”.

Ai që e realizon devotshmërinë është i nderuar tek Zoti i tij i Lartmadhëruar.

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!)
Përktheu: Unejs Sheme

© xhamiambret.com

Read Previous

Rruga e kenaqesise ne kete bote dhe rruga drejt xhenetit

Read Next

6 nga këshillat më të mëdha të Kuranit