Ky është njeriu më i mirë tek Allahu

0
430

Njeriu më i mirë tek Allahu është ai që i frikësohet më së shumti Atij

Argument nga Kurani:

Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju njerëz! Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër, e ju bëmë popuj e fise, që të njiheni me njeri-tjetrin. Më i nderuari nga ju tek Allahu, është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Huxherat,13)

Argument nga Suneti:

Në librat e suneneve shënohet se Profeti ﷺka thënë

“Arabi nuk është më lartë se joarabi, as i ziu nuk është më lartë se i bardhi, as i bardhi nuk është mbi të ziun, përveç se me anë të devotshmërisë. Të gjithë jeni bijtë e Ademit, kurse ai u krijua nga dheu.”

Gjithashtu Profeti ﷺka thënë:

“Allahu i Madhëruar largoi prej jush krenarinë e xhahilijetit (injorancës) dhe mburrjen e saj me prejardhjen. Tashmë njerëzit janë dy llojesh: ose besimtar i devotshëm, ose mëkatar i mjerë.”

(Hadithin e ka saktësuar Albani)