Ky eshte faktori kryesor qe ju mbron nga magjia dhe msyshi

Njësimi i Allahut në adhurim është faktori kryesorë që të mbron nga mësyshi dhe magjia

 

Në qoftë se e njëson Allahun në adhurim e i kushtohesh totalisht Atij, duke pasur frikë vetëm Atë, duke u mbështetur vetëm te Ai, duke e lidhur zemrën vetëm me Të, duke qenë i bindur se vetëm Ai t’i bën mbarë punët, vetëm Ai të shëron, vetëm Ai e largon dëmin prej teje dhe vetëm Ai e sjellë dobinë për ty, pa dyshim do të jeshë i mbrojtur.

Allahu thotë: “Nëse Allahu vendos që të të godësë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush ta pengojë mirësinë e Tij” [Junus: 107].

Kështu, njësimi i Allahut në adhurim është kështjella e madhe e Allahut dhe kushdo që hyn në të do të jetë i sigurtë.

Një i mencur thotë: “Kush e ka frikë Allahun, prej tij do të ketë frikë çdo gjë, dhe e kundërta, kush nuk e ka frikë Allahun, Allahu do të bëjë që ai të ketë frikë nga gjithçka”.

Pra, nëse e njëson Allahun duke patur frikë vetëm Atë dhe duke u mbështetur vetëm te Ai, jo vetëm që do të jeshë i siguruar dhe i mbrojtur nga cdo njeri.

Read Previous

12 keshilla si te largosh mesyshin dhe magjite.

Read Next

Mbaji gjithmon me vete keto kater keshilla madheshtore.