Kush tregon kujdes ndaj namazit, ai do të jetë për të dritë në zemër dhe në fytyrë

Muslim man praying on an empty dock

Namazi është besim dhe dritë

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Falja e namazit është besim, ndërsa humbja e tij është kufër (mohim). Kush tregon kujdes ndaj namazit, ai do të jetë për të dritë në zemër, në fytyrë, në varr dhe ditën e tubimit (kur njerëzit të dalin nga varret para Zotit të tyre!).” Shih “Ed-Dijau El-Lami” (137)

Dobitë që përfitohen:

E para: Rëndësia e namazit dhe se ai është prej shtyllave të fesë islame. Transmetohet nga Abdullah bin Umeri radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami ngrihet mbi pese shtylla…” dhe përmendi “falja e namazit.” Shënon Buhariu (8 dhe 4514) dhe Muslimi (16)

E dyta: Falja e namazit është besim. Allahu i Madhëruar në librin e Tij e ka quajtur atë (namazin) besim, ku thotë: “Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur ne drejtim te Kudsit).” El-Bekare: 143

E treta: Humbja (lënia) e namazit është kufër.

E katërta: Falja e namazit është dritë për njeriun përgjatë jetës së tij, në jetën e varrit dhe ditën kur të dalë para Allahut, Zotit të botëve. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Varri është i errët dhe në të njeriu nuk do të shoh diell e as hënë. Nëse njeriu është prej namazlive, atëherë varri i tij do të jetë dritë.” Mexhmu fetaua ue rasail”, vëll.12

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

 

Read Previous

Shikoni se cfare respekti kishte Shejh Bin Bazi per Shejh Albanin Zoti i meshirofte

Read Next

Vepra qe ju fshin te gjithe punet e mira.