Kush i ben keto 4 vepra ne nje dite eshte nga banoret e Xhenetit

0
2059

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene: I Derguari i Allahut alejhis selam ka thene:

“Cili prej jush eshte gdhire sot i agjerueshem?” Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha alejhis selam: “Cili prej jush ka prezantuar sot ne xhenaze?” Ebu Bekri tha: Une.

Tha: “Cili prej jush i ka ushqyer sot nje nevojtar?” Ebu Bekri tha: Une. Tha alejhis selam: “Cili prej jush ka vizituar sot ndonje te semure?” Ebu Bekri tha: Une.

I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nuk mblidhen keto te nje person vecse ai hyne ne xhenet.” Muslimi.

Shejh Albani (Allahu e meshirofte!): Ne hadith tregohet vlera e Ebu Beker Es-Sidikut radijAllahu anhu dhe pergezimi i tij me Xhenet.

Hadithet ne lidhje me te jane te shumta dhe saktesohen. Ne hadith tregohet vlera dhe miresia e bashkimit mes ketyre veprave ne nje dite te vetme.

Dhe se bashkimi (gjendja) e tyre te nje person eshte pergezim per te me xhenet. Allahu na befte prej banoreve te tij!

“Es-Sahihah” vell. 1