Kush është durimi i bukur

0
403

Lumturinë…Pikëllimin…Suksesin…Dështimin…Shpresën…Frikën…Qetësinë…Shqetësimin…Sëmundjen…Ndarjen, etj.

Nuk ke për të humbur gjë nga ajo që Allahu ka shkruar për ty ose kundra teje. Kënaqu me caktimin e Allahut, grumbullo punë të mira për ditën që s’të bën dobi asnjë. Nëse do të ishte i lehtë qëndrimi në këtë botë, atëherë nuk do të ishte durimi një prej dyerve të xhenetit.

U pyet një prej te parëve tanë të mirë se kush është durimi i bukur?

Ai tha: “Të sprovohesh dhe zemra jote thotë elhamdulilah.”

A pikëllohesh për shkak të dynjasë së përkohshme?

A harrove xhenetet me fruta që do të na rrinë afër?

Ngushtohesh ndërkohë që Allahu është Zoti yt?

Qan ndërkohë që Allahu të mjafton?

Pikëllimi shkon me një sexhde, ndërsa lumturia vjen nga duaja që bën në të. Ndërsa namazi të bën më të devotshëm, më të pastër e më të lumtur.

O Zot, na jep qetësi dhe falje, sikurse shiu i rrëmbyeshëm që pastron tokën nga papastërtitë!

Pastroji zemrat tona nga ato që e rëndojnë!

Përgatiti: Bledar Haxhiu