Kush është besimtari më i mire dhe më i zgjuar?

0
153

Kush është besimtari më i vlefshëm dhe më i zgjuar?

📖 Transmetohet prej Ibn Umerit -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve- se një burrë pyeti profetin -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:

Cili besimtar është më i vlefshëm?

Tha: “Ai që është me moralin më të mirë”.

I tha: Cili besimtar është më i zgjuar?

Tha: “Ai që më së shumti e përkujton vdekjen dhe që pregatitet më mirë për të(vdekjen), këta janë më të zgjuarit”.

📚 #صحيح_الترغيب_و_الترهيب 3335.

Brulind Callari