Kush e thote kete fjale ne fund te jetes do te futet ne Xhenet

Transmetohet nga Muadhi radijAllahu anhu se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Kush ka si fjale te fundit (deshmine) ‘la ilahe il-lAllah’ do te hyje ne Xhenet”. Shenon Ebu Daudi dhe Hakimi. Hadithi arrin graden sahih me deshmuesit e tij.

Imam Neveviu (Allahu e meshirofte!) ne librin e tij “Rijadus-Salihin” kete hadith e ka vendosur nen temen “Perkujtimi me fjalen la ilahe il-lAllah atij qe eshte ne momentet e fundit te jetes”

Dobite qe perfitohen nga hadithi:

E para: Pelqyeshmeria e telkinit te personit ne momentet e fundit me fjalen la ilahe il-lAllah.

E dyta: Jo cdokush ka mundesi ta thote kete fjale ne shtratin e vdekjes.

E treta: Kush e mbyll jeten me deshmine la ilahe il-lAllah, do te hyje ne Xhenet.

E katerta: Kerkohet nga njeriu qe gjate jetes se tij te jete i kapur fort mbas Islamit, sepse kjo do e ndihmoje ate me qendrueshmeri (ne thenien la ilahe il-lAllah) ne momentet e vdekjes.

Read Previous

Cfare ndodh me ate person qe fal namazin e Sabahut ne xhami.

Read Next

5 gjera qe ju ndodhin kur degjon dhe lexon Kuran