Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thoshte:
Ju jeni duke kaluar në koridorin e ditës dhe të natës, në afate jo shumë të gjata dhe me vepra të ruajtura, ndërkohë që vdekja do tu vijë papritur!
Ai që mbjell mirësi pritet të korrë shpresë, ndërsa kush mbjell ligësi, pritet të korrë pendesë!
Vini re, çdo bujk do të korrë atë që ka mbjellur!
E përcjell Ahmedi në Zuhd fq 161 dhe Ebu Nuajm në El Hilje 1/134.