Kur të flasësh?

0
189

Kur të flasësh?
Ka treguar (qartësuar) imam Neveviu Allahu e mëshiroftë kufijtë e të folurit dhe heshtjes duke thënë:

Dije, se është obligim për çdo të rritur të ruaj (të jetë i kujdesshëm për) gjuhen e tij në të gjitha fjalët, pos atëherë kur i bëhet e qartë se ka dobi. Sunet është të ndalet(të flas sa më pak) prej fjalëve ngase ka mundësi që fjala e mirë e tërheqë at në fjalë të ndaluar apo të urryer.
Heshtja është më e bukur për njeriun,

Se të folurit në vendin e gabuar.

El Maverdij të folurit ia ka vë katër kushte, nëse plotësohen flet(shprehet) njeriu e nëse jo atëherë hesht:

Kushti i parë: Që fjala e folur e thirrësit që thërret me të, të jetë përfituese e dobive apo të larguese nga dëmet.

Kushti i dytë: Që të flas në vendin e duhur, të shfrytëzoj momentet e qëlluara.

Kushti i tretë: Të minimizoj fjalët sipas nevojës (të flas sa më pak).

Kushti i katërt: Të zgjedh fjalët që flet.
Imam ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë kur ka folur për rrezikun e gjuhës thotë: “Kujdes fjalët e tua mos të dalin fjalë të humbura, por fol vetëm atëherë kur përfiton dhe ke ngritje të fes tënde, kur donë të flasësh atëherë shiko ajo fjalë ka dobi apo jo? Nëse nuk ka dobi prej saj atëherë ndale at, e nëse ka dobi atëherë shikoje: a mos të ka ikur nga mendja ndonjë fjalë që ka dobi më shume e ta humbi me këtë që po e them, e nëse donë të argumenton se çfarë ka në zemër(të dikujt) atëherë argumento me fjalët e gjuhës, ngase gjuha zbulon at që është në zemër, do apo nuk do thanësi i saj, Jahja Ibën Muadhi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Zemrat janë si tenxheret qe ziejnë at qe kanë përbrenda dhe gjuhet janë lugët qe e nxjerrin jashtë at”.

Musliman ke frikë Allahun për vetën tënde, ruaje (ndale) gjuhën nga e kota dhe llojet e saj, dije se je përgjegjës para Allahut për gjuhën dhe fjalët që dalin prej saj, Allahu në Kuran thotë: “Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë”. En Nur 24

Unejs Murati-Daku