Kur sheh ëndërr të mirë ose të keqe, çfarë duhet të veprosh?

0
1070

Ai që sheh ëndërr dhe e gëzon le të mos ia tregojë vecse nje dashamirësi ose një keshilluesi!

Kete e themi bazuar në atë që transmeton Tirmidhiu nga Ebu Hurejra se Profeti alejhi selam ka thënë:Endrrat nuk i tregohen vecse një njeriu që është i ditur ose këshillues.

Ai që shikon në ëndërr dicka që i pëlqen le tia tregojë ëndrrën njeriut që e do ndërsa ai që sheh ëndërr dicka që nuk i pëlqen të mos i tregojë për ëndrrën e tij askujt.

Profeti alejhi selam u tregoi njerëzve si të veprojnë me ëndrrat e tyre duke thënë se:Endrra e mirë vjen prej Allahut prandaj cilido nga ju qe sheh një ëndërr të mirë le tia tregojë njeriut që do!
Por nëse sheh dicka që nuk i pëlqen le të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej të keqes që mund të vijë prej saj (ëndrrës) të kerkojë mbrojtje nga sherri i shejtanit dhe le të pështyje tri herë masjtas dhe të mos ia tregojë ëndrrën askujt sepse ajo nuk ka për ta dëmtuar.
Pra shikon dicka të keqe dhe zgjohet gjatë natës fillimisht i kërkon mbrojtje Allahut prej te keqes së kesaj ëndrre.

Së dyti kërkon mbrojtje nga e keqja e shejtanit të mallkuar.

Së treti:Peshtyn tri herë nga ana e majtë.

Dhe së katërti:Nuk ia tregon ëndrrën askujt.

Keto katër udhezime transmetohen në këtë hadith ndërsa në një hadith tjetër përmendet dhe një udhezim i pestë i cili është:Të kthehemi ne anën tjetër do me thënë nëse ka qenë duke fjetur në anën e djathtë le te kthehet në të majtën ose anasjelltas.

Por më e rëndesishmja është që atë ëndërr të mos ia tregojë askujt sepse sic shprehet edhe nga Profeti alejshi selam: Ajo nuk ka për ta demtuar!

Shejh Seid el Kemili
Perktheu Fatjon Isufi