Kur namazi bëhet i pa vlefshëm?

0
1577

Kthehu e falu, se ti nuk je falur!
(1) Kush vesh rrobe te tejdukshme (transparente) nepermjes se ciles shfaqet (duket) aureti i tij, namazi i tij eshte i pavlefshem.

“Fetaua Esh-Shejh Iben Uthejmini”

Namazi është shtylla e fesë. Për shkak të rëndësisë së tij Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka sqaruar formën e faljes së tij me fjalë dhe vepër (praktikë).
(2) Mos shqiptimi me gjuhë i tekbirit fillestar, pra Allahu ekber, bën që namazi të jetë i pavlefshëm. Ngase tekbiri fillestar është prej shtyllave të namazit. Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem drejtuar atij që nuk u fal mirë në namazin e tij: “Kur të ngrihesh për faljen e namazit, merr abdes në formën e duhur, pastaj drejtohu nga Kibla dhe merr tekbir (thuaj Allahu ekber)”. Shënon Buhariu (6251) dhe Muslimi (397)

Unejs Sheme