Kur martesa eshte e ndaluar?

Martesa është e ndaluar.

Ajo është e ndaluar atëherë kur njeriu: nuk është i aftë për martesë (për kontakt intim), as për të mbajtur familjen (qoftë dhe në aspektin material) dhe nuk ka epsh (nuk joshet).

Nëse i tilli martohet, me këtë do t’ia prishë jetën dikujt, duke mos mundur të kryejë obligimin e vet, si në aspektin intim, në kujdes etj. Andaj, në këtë rast ky person ndalohet të martohet.

El Kurtubiu ka thënë: “Kur njeriu e kupton se nuk ka mundësi materiale për martesë duke mos mundur ta paguajë mehrin, apo nuk ka mundësi të përmbushë të drejtat obligative që ka ndaj bashkëshortes, atëherë nuk i lejohet martesa, përveç nëse këtë ia sqaron asaj (paraprakisht).”

Pra, i tregon para martesës për problemet dhe të metat, e nëse ajo pranon, kjo është diç tjetër; porse jo t’i fshehë e pastaj të kuptohet pas martese se nuk ka qenë i aftë për martesë.11

Imam Kurtubiu rahimehullah kur përmend këtë fjalë, zgjerohet më tej dhe tregon për format e ndryshme të mashtrimeve që ndodhin ndërmjet njerëzve kur bisedohet për martesë, si: gënjejnë se kanë profesione të caktuara, gënjejnë se të kujt janë, duke trilluar kështu gjëra që joshin palën tjetër të pranojë martesën, e që në parim këto gjëra janë të ndaluar.

Read Previous

Obligueshmëria e faljes së namazit në drejtim të sutres

Read Next

Cfare ndodh me ate njeri qe sillet bute me priderit e tij