Kur jeta të bëhet e vështirë mos harro ti lutesh Zotit tënd

0
1068

Kur të futesh në rrjedhat e jetës dhe gjërat e mbingarkuara të saj, mos e harro adhurimin e nënshtrimin ndaj Zotit tënd, dhe se ti je rob i Tij.

Le të të shoqërojë nijeti i mirë në të gjitha punët tua, sepse gjëja e lejuar nëse kryhet me nijet të mirë, shndërrohet në adhurim.

Gjumi, puna, ushqimi, vizitat etj. nëse bëhen me nijet të mirë, shndërrohen në adhurime.

Gjithashtu, mos e harro leximin e Kuranit, përmendjen e Allahut, kërkimin e ndihmës prej Tij dhe mbështetjen në Të, sepse assesi nuk do të zhgënjehesh nëse e lidh zemrën për Zotin tënd në të gjitha çështje tua.

Përktheu:Petrit Perçuku