Kur falen sunetet e Sabahut para apo pas farzit.Vecorite e sunevete te sabahut

0
2422

Ka thënë i dërguari i Allahut alejhi selam:

“Dy rekatet (sunnete) të Sabahut janë më të mira se kjo botë e çfarë ka në të”.

📚 Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë-.

VEÇORITË E SUNNETEVE TË SABAHUT!

Ka thënë dijetari i madh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-:

1- Janë të ligjëruara edhe në udhëtim.

2- Shpërblimi i madh që këto dy rekate kanë: Janë më të mira se kjo botë e çfarë ka në të.

3- Është sunnet (e pëlqyeshme) të falen sa më shkurt, por pa lënë mangët ndonjë shtyllë apo detyrë të faljes.

4- Të lexohet në rekatin e parë Surja Kafirun dhe në të dytin Surja Ikhlas, ose “Kuuluu amenna bil-lahi…” El Bekare: 136 dhe në rekatin e dytë “Kul ja ehlel kitabi…” Ali Imran: 52.

E nëse lexon ndonjë sure tjetër apo pjesë të ndonjë sureje nuk ka problem”.

🏵 Ka thënë Dijetari i madh Ibn Bazi -Allahu e mëshiroftë-:

“Gjykimi për atë që nuk mund t’i fali para namazit:

1- Është i lirë të zgjedhi, t’i fali pas farzit ose

2- T’i vonojë e t’i fali pasi të ngrihet dielli, sepse për të dyja ka ardhë argument prej profetit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-.

Ka thënë përsëri imam Bin Bazi -Allahu e mëshiroftë- kur u pyet:

“A është e pëlqyeshme që të fillojë me sunnetet e Sabahut apo me Farzin, kjo për atë që i ka dalë koha e namazit?

Përgjigja:Fillon me sunnetet e Sabahut dhe pastaj fal Farzin ashtu siç veproi profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- kur atë dhe shokët e tij i zuri gjumi në Sabah në një prej udhëtimeve të tij.

Atë që e zë gjumi dhe nuk zgjohet veçse pasi ka lindur dielli, ai e fal Sabahun siç e falte më përpara, duke falur Sunnetet para Farzit”.

Brulind Callari