Kujtoji gjithmonë mirësitë e Allahut ndaj teje

0
882

Të kujtosh mirësitë e Allahut ndaj teje

Ato i gjen mbi kokën tënde dhe poshtë këmbëve tua.

Allahu në Kuran thotë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato”. En Nahl 18

… Shëndetin në trup, sigurinë në vend, ushqimin dhe veshmbathjen, ajrin dhe ujin, ke gjithë të mirat e dunjas duke mos e hetuar fare, ke edhe jetën tënde e ti nuk e di.

Allahu në Kuran thotë: “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme?”. Lukman 20

Ke dy sy, një gjuhë me dy buzë, dy duar dhe dy këmbë.
A
llahu në Kuran thotë: “Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!”. Er Rrahman 13

A është lehtë për ty të ecësh në (mbi) këmbë nëse të janë prerë(këputur) ato?
Apo të mbështetësh mbi këmbët tua kur ato janë të prera(këputura)?

A mund të mbyllësh sytë për gjumë kur ke dhimbje të madhe në trup?
Apo të mbushesh barkun me ushqim dhe pije, kur ke ndonjë sëmundje që të pamundëson një gjë të tillë?

Mendo për dëgjimin tënd, ngase nuk je sprovuar të jesh memec(i shurdhur)!

Medito për shikimin tënd, ngase nuk je sprovuar të jesh qorr!

Shiko lëkurën tënd, ke shpëtuar nga të sprovuarit me sëmundje të ndryshme të saj!

Dëshiron të mos kesh sy dhe të jetë e gjithë bota e jote?

Dëshiron të tregtosh me dëgjimin tënd për kodra të mëdha me ari?

Dëshiron të tregtosh me gjuhën tënde, që të jesh memec?

Dëshiron të tregtosh me duart e tua për margaritarët e kësaj bote dhe ti të mbetesh sakat (pa duar)?

Ti je në dhunti të mdhaja të Allahut por nuk ke njohuri,

Pas gjithë këtyre dhuntive ti prapë jeton i mërzitur i demoralizuar!

Ke bukën e freskët, ujin e ftohtë, gjumin e qetë, mendon për të humburën dhe nuk falënderon për këtë që ke.

Preokupohesh dhe mërzitesh për humbjet financiare, derisa ke çelësin e lumturisë.

Kthehu tek Allahu o rob i Allahut, ngase atje është lumturia.

Unejs Murati-Daku