Kujtimet e të kaluarës !

0
627

Kujtimet e të kaluarës !

Sa herë që shoh dhe dëgjoj diçka e kujtoj të kaluarën.

Zhytem në detin e kujtimeve, duke kaluar nëpër fletat e shkrimit të jetës, më kaplon mërzi e madhe, ngase ditët dhe vitet tona po kalojnë dhe po mbesin vetëm kujtimet.

Mundohem të ik dhe të kthehem në ato ditë, por ky mundim mbetet vetëm shpresë e imja.

Fleta e shkrimit të sotëm mbetet vetëm kujtimin i së kaluarës në ditën e nesërme.

Mbushe fletën tënde me vepra të mira, me adhurim ndaj Allahut, me pasim të profetit sal-lAllahu alejhi selam, me dashuri ndaj besim drejtëve, me respekt ndaj çdo kujt që kujtimet e të kaluarës të mbeten edhe kujtime dhe vepra që do peshojnë në favor tëndin në ditën e gjykimit.!

Unejs Murati-Daku