Kujdesu per fjalet e tua sepse fjala lendon me shume se guri

Çdo gjë që themi dhe bëjmë në jetë ka një përfundim. Siç ndodh me hedhjen e gurit në një pellg me ujë shkakton valëvitje dhe ndjehet kudo ne të. Ne jemi të lirë të themi dhe të bëjmë atë që zgjedhim, por përfundimi i tyre është përgjegjësja jonë.

Sa herë kanë krijuar përçarje midis miqsh shokësh e bashkëshortësh fjalët e nxituara?!

Ndonjëherë ne mendojmë keq për dikë dhe kur jemi të nervozuar apo të emocionuar i shprehim ato me zë. Sikur të kishim pritur pak, këto mendime të këqija do të ishin zëvendësuar me më të mira.

Të flasësh ose të veprosh kur je i nxehur është gabim. Është ide e mirë të kafshosh gjuhën dhe të presësh deri ditën tjetër. Nëse ke të njëjtat ndjenja, atëherë thuaji me zë, por ka mundësi që të kesh harruar përse ishe i nervozuar.

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.”Fusilet, 41.

Read Previous

Kurrë mos i harro këto 3 lutje!

Read Next

Mesazhi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmban dy gjëra.