Kujdesu fort për Ahiretin në veprimet e tua

0
635

✍️Kujdesu fort për Ahiretin në veprimet e tua, sepse nganjëherë mundet që diçka fare e vogël të të ndajë nga fitimi i tij!

▣—•Ebu Musa El-Esh’arij -radiallahu anhu- tregon:
“Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkoi mik te një bedeuin (banor i shkretetires) dhe ai e respektoi atë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (për t’ia shpërblyer respektin) i tha: Kalo nga ne (kur të dalësh ndonjëherë)!
•Bedeuini erdhi dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Çfarë nevojash ke?”
Ai i tha: Kam nevojë për një deve të shaluar dhe disa dhi që t’i mjelë familja ime.
•Atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: A nuk munde të ishe si plaka e Beni Israilëve?!
•Sahabët i thanë: Si është historia e plakës së Beni Israilëve, o i Dërguari i Allahut?
•Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u tha: Musai, kur vendosi të largohej me Beni Israilët (nga Egjipti), e humbi rrugën dhe u tha Beni Israilëve: Ç’është kjo punë kështu?
•Ulematë e Beni Israilëve i thanë: Jusufit kur i erdhi vdekja, na mori zotimin para Allahut që të mos dalim nga Egjipti pa marrë eshtrat e tij me vete.
Atëherë Musai -alejhi selam- u tha: Kush prej jush e di se ku është varri i Jusufit?
Ata i thanë: Këtë gjë nuk e di veçse plaka më e moshuar e Beni Israilëve.
Musai i çoi asaj lajm dhe kur erdhi, i tha: Më trego se ku është varri i Jusufit!
Ajo i tha: Pasha Allahun, nuk tregoj derisa të më japësh atë që dua.
Ai i tha: Çfarë do?
Ajo i tha: Dua që të jem me ty në Xhenet.
Musain -alejhi selam- sikur e rëndoi kjo gjë dhe Allahu i shpalli: Jepja asaj atë që do!”
E transmeton Ibn Hibbani, Hakimi, Ebu Ja’la dhe e saktëson shejh Albani.

▣—•Këtij bedeuini iu dha një mundësi e veçantë për t’i kërkuar Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ç’të donte dhe nuk e ndau atë nga fitimi i Ahiretit veçse një fjalë goje, mirëpo nuk u tregua i kujdesshëm dhe u nxitua duke rënë preh e kësaj cilësie negative të natyrës njerëzore.

•Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Njeriu është krijuar me nxitim.” sure El-Enbija: 37.

•Imam Taberiu thotë: “është krijuar me nxitim” d.m.th.:“Duke shpejtuar në krijimin e tij para se të perëndonte Dielli në pjesën e fundit të ditës së Xhuma, ku në të njëjtën kohë i është fryrë edhe shpirti.”
Shih “Tefsir Et-Taberij”(18/443).

▣—•Ky sekret i krijimit për të cilin njofton Allahu i Madhëruar në Kuran ka bërë që të ndikojë shumë në veprimet e njeriut, mirëpo ndikimi i tij edhe mund të shmanget, nëse njeriu përkushtohet ndaj së mirës dhe prandaj plaka e Beni Israilëve arriti ta shmangë atë dhe të kërkojë më të dobishmen.

Dr. Abdullah Nabolli