Hammad ibn Zejd tregon: “Shkuam ta vizitojme Enes ibn Sirinin (Allahu e meshirofte) kur u semure dhe ai na tha:“O ju te rinj, keni frike Allahun dhe shikoni mire se nga kush po i merrni keto hadithe, sepse ato jane prej fese tuaj” Transmeton El-Hatib El-Bagdadij ne “El-Xham’iu li Ahlaki Er-Raui ue Adab Es- Sami’i”, nr. 139.
Shpjegim
Kjo eshte nje porosi shume madheshtore. I riu i cili i qaset kerkimit te dijes fetare dhe mesimit te haditheve, duhet qe nxenien e dijes ta beje para dijetareve te besueshem, qe kane dije te thelle, qe kane kuptim e dije te madhe dhe largpamesi, e jo te marre dijen nga cdokush. Dijen e merr nga pasuesi i Sunetit i cili eshte i qendrueshem ne te.
Ibn Sheudheb (Allahu e meshirofte) thote: “ Vertetprej begatise se Allahut ndaj te riut, kur ai fillon ta praktikoje fene, eshte shoqerimi i tij me pasues te Sunetit te cilet e drejtojne kah Suneti.”
Amr ibn Kajs El-Melaij (Allahu e meshirofte) thoshte: “Nese e sheh te riun duke mos iu ndare Ehlu Sunetit dhe Xhematit qysh ne fillimin e tij, atehere shpreso ne te. E nese e sheh se bashku me pasuesit e bidatit, mos shpreso ne te, sepse i riu vaghdon sipas peshtjes fillestare te tij.”
Ai po ashtu thote: “Vertet, kur i riu qysh ne fillim i jep perparesi uljes me njerezit e dijes, ai gati se ka shpetuar. E nese anon tek te tjeret, gati se ka deshtuar. ”
Dr. AbduRrezzak ibn AbdulMuhsin El BEDR
Petrit Perçuku