Kujdes nga ngurtësimi i zemrave

0
858

Kujdes nga ngurtësimi i zemrave!
Allahu i Madhëruar i qortoi dhe i këshilloi Sahabët (Shokët e Profetit, Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë:‘‘A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’ani), e të mos bëhen si ata, të cilëve iu është dhënë libri më parë. Atyre u është zgjatur koha (shpresuan se do të jetonin gjatë), andaj zemrat e tyre u ngurtësuan, dhe shumë prej tyre ishin mëkatarë.’’ Hadid – 16.

Ibnu Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:‘‘Mes pranimit të Islamit prej nesh dhe qortimit që Allahu na bëri me këtë ajet ‘‘A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’ani)….’’ nuk kishin kaluar veçse katër vite!’’ Tr. Muslimi.

Atëherë, si vallë është gjendja e zemrave tona?!

Mirandi Shehaj