Kujdes me ke shoqerohesh sepse do te jesh peng i tij

0
1250

Ngjashmëria rrjedh nga shoqërimi

Ibnu Ataullah Iskanderij (Zoti e mëshiroftë) ka thënë:
“Dije se ngjashmëria vjen si rezultat i shoqërimit;
Nëse shoqërohesh me një njeri të lumtur, do të lumturohesh!
Nëse shoqërohesh me njerëz të përhumbur, do të përhumbësh!
Nëse shoqërohesh me përmendës të Allahut, do e përmendësh Atë!
Nëse shoqërohesh me të përgjumur, do të përgjumesh!

Kujdes !
Analizoje veten dhe vrojtoje mirë shoqërinë tënde.
Nëse ke pasur sukses për shoqëri të mirë, falenderoje shumë Allahun për këtë mirësi të madhe!
Mos u shoqëro me atë që nuk të orienton për tek Allahu dhe nuk i bindet Atij!

Mirand Shehaj