Kujdes cfare postoni ne rrjete sociale

0
670

A ka ndonjë që merr mësim?!

Thotë shejkhu i nderuar Sulejman Er Ruhejli -Allahu e ruajttë-:

“Në kohët e sotme, ndonjëri prej nesh shkruan (poston) një rresht duke qëndruar në shtëpinë e tij dhe ndoshta atë e lexojnë miliona njerëz.
Nëse nuk je i sigurt se ajo që poston është diçka e mirë, atëherë mos e fut veten tënde në këtë portë, se ndoshta vjen Ditën e Kijametit duke bartur (mbi supe) gjunahe të shumta për shkak të atij rreshti (që ke postuar)”.
‏📚 شرح رسالة ابن القيِّم إلى أحد إخوانه ص٧

Shumë prej nesh nuk i kushtojnë rëndësi të madhe asaj që postojnë, duke mos marrë parasysh se ai postim mund të lëndoj padrejtësisht dikë prej muslimanëve apo qoftë dhe jo muslimanëve, e ndoshta ai i ngre duart lart dhe lutet kundra teje e ti të të rrojë postimi

Brulind Callari