Konsumojeni vajin e ullirit dhe lyhuni me të

0
660

Allahu i Lartesuar ne Kur’an betohet ne ullirin; “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodren) Turi Sina-en!” Et Tin 1,2

Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, na rekomandon perdorimin e vajit te ullirit: “Perdoreni vajin e ullirit dhe lyhuni me te, sepse ai fitohet prej nje druri te bekuar.”

Hulumtuesit e koheve te fundit kane zbuluar se te banoret e ishullit Krit, shkalla e semundjeve te zemres dhe disa semundjeve eshte me e ulet ne bote.

Edhe me shume ka habitur fakti se banoret e ketij ishulli e konsumojne vajin e ullirit me teper se cdo popull. Rreth 33% kalori qe i konsumojne ne dite jane nga vaji i ullirit. Cfare lidhje ka vaji i ullirit me kete?

Cka thone mjeket per vajin e ullirit

Dr Vilijem Kastli ka thene se: Vetem nje vaj gjate historise ka arritur reputacionin si vaj i dobishem – e ai eshte vaji i ullirit. Kete vaj e kane konsumuar shume gjenerata, duke u veguar me shendet te plote dhe raste shume te rralla te sulmeve ne zemer. Ky reputacion qe flet per dobite e vajit te ullirit, na inspiron me besim te plote ne kete vaj dhe ndikimin e tij”

Dr. Ehrinsi nga Universiteti i Nju Jorkut, Kolfor, thote: “E kemi plotesisht te qarte se banoret e basenit mesdhetar me konsumimin e vajit te ullirit si burim themelor te yndyres ne ushqim, shume me pak vuajne prej semundjeve te arterieve koronare.”

Dr. Kastli tregon per pasojat pozitive nga perdorimi i vajit te ullirit ne basenin mesdhetar duke thene: “Edhe pse njerezit nga baseni mesdhetare konsumojne disa yndyrera te keqija qe gjinden ne mishin e deles, kajmak, gjalpe dhe djathe, megjithate te pergatitja e ushqimit kryesisht e perdorin vajin e ullirit.
Prandaj semundjet e arterieve koronare jane dukuri shume te rralla tek ata.”

Ai po ashtu thote: Menyra me e mire e zierjes dhe pergatitjes se ushqimit eshte perdorimi i vajit te ullirit si mjet bazor, duke e reduktuar perdorimin e vajit te lulediellit dhe te misrit.” Vaji i ullirit eshte i pasur me yndyrera te pasuara.

Dr. Trivisani nga universiteti i Nju Jorkut ka numeruar dobite e vajit te ullirit ne studimin qe e ka publikuar ne revisten “JAMA”: “Hulumtimet bashkekohore kane vertetuar aspektet e dobishme te vajit te ullirit ne semundjet e arterieve koronare. Edhepse hulumtimi eshte bazuar ne rend te pare ne yndyren ne gjak, shume studime shkencore kane vertetuar ndikimin e vajit te ullirit te semundja e sheqerit dhe te personat me tension te larte te gjakut.”

Dobite tjera te vajit te ullirit

Enciklopedia e njohur farmaceutike “Martindl” tregon se vaji i ullirit ndikon ne menyre te bute dhe te kendshme, dhe se ndikon kunder kapsllekut.

Vaji i ullirit i zbute siperfaqet e djegura te lekures, por perdoret edhe per zbutjen e lekures se forcuar nga ekzema ose zgjebja.

A nuk ka thene i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem: “Perdorni vajin e ullirit dhe lyhuni me te…” Sahih Xhami es-Sagir 18

Kurse Allahu per drurin e ullirit thote se eshte i bekuar: … e qe ndizet prej (vajit te) nje druri te bekuar, prej ullirit qe nuk mund te quhet as i lindjes e as i perendimit… “En Nur 35

Dru i bekuar qe jep vaj te bekuar, lum per ate qe i shfrytezon keto begati.

Shkeputur nga libri
Islami dhe mjekësia për jetë të shëndoshë
Dr. Hasan Shemsi Basha