Komisioni i Dijetarëve të mëdhenj në Arabinë Saudite:
▫️ Atij të cilit autoritetet kompetente i kanë shqiptuar masa izolimi, e ka obligim t’u përmbahet atyre dhe të mos prezantojë në namazin me xhemat dhe namazin e Xhumasë dhe namazet i fal në shtëpinë e tij ose në vendin ku i është caktuar izolimi.
▫️ I infektuari me virusin Korona e ka të ndaluar të prezantojë në namazin e Xhumasë dhe namazin me xhemat.
▫️ Kush ka frikë se dëmtohet ose i dëmton të tjerët, ka të drejtë të mos prezantojë në Xhuma dhe në namaz me xhemat.
▫️ Të gjithë të lartpërmendurit, nëse nuk prezantojnë në namazin e Xhumasë, e falin namazin e drekës.
Suad Shabani