Kjo fjalë është një nga thesaret e Xhenetit

0
439

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Thuaj ‘La hawle we la kuwwete il-la bil-lah’ sa më shumë,sepse ajo është thesar prej thesareve të xhenetit!” Buhariu dhe Muslimi.

Ibn Haxheri rahimehullah thotë: “Në një hadith tjetër është transmetuar: “A do të të tregoj një fjalë që është prej thesareve të xhenetit që janë nën Arshin e Allahut?26 Thuaj La hawle we la kuwwete il-la bil-lah. Sa herë që e thua atë, Allahu thotë: “Robi im m’u dorëzua dhe m’u nënshtrua.” 

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “A do të të tregoj për një derë prej dyerve të xhenetit?27 Fjala La hawle we la kuwwete il-a bil-lah.” Imam Ahmedi e Tirmidhiu.

Ibn el Iraku rahimehullah, një prej dijetarëve të hadithit, ka thënë në një poezi të tij:
O dashamiri im, shtoje sa më shumë fjalën La hawle we la kuwwete il-la bil-lah sepse ajo është shërim për sëmundjet (e zemrës dhe shpirtit), është thesar prej thesareve të xhenetit.
Sa fitim i madh është për njeriun nëse ai hyn në xhenetin e Allahut! Kur njeriu e thotë atë, Allahu nga kënaqësia që ka ndaj tij thotë “Robi im m’u dorëzua dhe m’u nënshtrua!”

26 Arshi i Allahut është kulmi i xhenetit.

27 Nëse e shton atë, atëherë ajo është një derë prej dyerve të xhenetit përmes të cilave hyn aty.

Autor: Shejkh Abdurrezak el Bedër
L. Perçuku