Kjo eshte vellazeria e vertete.Histori nga te paret tane.

Ibrahim i biri i Ed’hemit -Allahu e mëshiroftë- ishte në udhëtim me tre persona të tjerë.

Rrugës i zuri nata dhe u futën në një xhami e cila nuk kishte portë.
Moti ishte shumë i ftohtë.

Kur shokët i zuri gjumi Ibrahimi u ngrit dhe qëndroi tek porta (pra në vend të portës) deri në sabah. Kur i zgjuan ata i thanë atij:

Nuk fjete?!

Ai i tha:

“Kisha frikë se mos ju kapte i ftohti dhe qëndrova në vend të portës!
📚 التبصرة 2/263.

Ka thënë Ibn Aisheh -Allahu e mëshiroftë-:

“Ishte ndonjëri prej tyre që kur donte t’a ofendonte dikë prej vëllezërve të tij e kërkonte diçka (një nevojë të tij) tek dikush tjetër”.

📚 المجالسة 4/406

Erdhi një prej te pareve tane tek shtëpia e shokut të tij. Shoku doli dhe i tha:

Përse ke ardhë?
Ai i tha: Më duhen 400 dirhem (monedha argjenda)!

Shoku hyri në shtëpi i mori dirhemët dhe ia dha, pastaj u kthye në shtëpi duke qarë. Bashkëshortja e tij i tha: Nëse e kishe të vështirë t’ia jepje dhe nuk mundeshe t’i kishe thënë?!

Tha: Unë po qaj sepse nuk isha i kujdesshëm për të ditur gjendjen e tij dhe ai u detyrua të më kërkonte mua”.

📚 التبصرة 2/263.

Ka thënë Malik i biri Megulit: “Më tha mua Talha i biri Musarifit -Allahu i mëshiroftë-:

“Takimi me ty është më i dashur për mua se sa mjalti!”

📚 الإخوان لإبن أبي الدنيا 138.

Brulind Callari

Read Previous

Një hadith madhështor, i cili përmbledh identitetin, moralin dhe karakterin e muslimnit të vërtetë!

Read Next

Si u krijua njeriu i pare Ademi alejhi selam