Jeta e mirë(ëmbël) !
Muhamed ibën Salih el Uthejmin Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Jeta e mirë(ëmbël) nuk është -ashtu siç mendojnë disa njerëz- larg fatkeqësive si; varfëria, sëmundjet e ndryshme dhe jetë të zymtë , jo !!
Por, jeta e mirë është që njeriu të ketë zemër të mirë, gjoks të hapur, i kënaqur me caktimin dhe përcaktimin e Allahut, nëse i vjen diçka e mirë e falënderon Allahun dhe kjo është më e mirë për të, e nëse e godet diçka e keqe bënë durim e kjo është më e mirë për të.
Kjo është jeta e mirë (ëmbël) e që është qetësia shpirtërore”.!
Unejs Murati-Daku