Keto jane shenjat qe tregon se jeni te prekur nga magjia

0
3335

Pyetje: Cilat janë ato shenja që nëse gjenden tek dikush, tregojnë që ai është i prekur nga magjia?

Përgjigje: Ndonjëherë mund të duket sikur personi është normal por ai në të vërtetë është i prekur nga magjia. Kjo mund të shikohet kur ai ka një reagim jonormal ndaj diçkaje (normale).
Ai që është i prekur nga magjia, kur i lexohet Kuran, lëvizjet e tij janë të shumta saqë e pengojnë lexuesin e Kuranit të lexojë. Kjo është një shenjë që tregon se ai është i prekur nga magjia.

Pra shenjat që tregojnë se ai është i prekur nga magjia është reagimi i tij jonormal dhe se ai nuk pranon që t’i lexohet Kuran. Kur atij i lexohet Kuran, ai fillon të lëvizë, ngrihet në këmbë, ulet, lëviz në mënyrë kaotike etj dhe përpiqet ta ndalojë lexuesin e Kuranit nga leximi. Dhe nëse leximi i Kuranit është nga një kasetë, ai përpiqet ta fikë atë dhe gjëra të ngjashme si këto.

Gjithashtu gjatë leximit që i bëhet, mund të ketë gogësima të shumta, gjumë si dhe mund të derdhë lot pa ndonjë arsye të dukshme. Këto dy shenja të fundit që përmenda, parimi në lidhje me to është se ato janë shenjë që tregojnë se personi është prekur nga syri i keq.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, ai që është prekur nga syri i keq, kur i lexohet Kuran, ai fillon të gogësijë shumë edhe pse nuk është i lodhur si dhe pa patur ndonjë arsye si dhe derdh lot pa ndonjë arsye të dukshme. Pra kjo është shenjë se personi është prekur nga syri i keq.

Nëse këtyre shenjave u paraprijnë edhe lëvizjet e tij të shumta, atëherë këto janë shenja që tregojnë se ai është i prekur nga magjia.

Njeriu duhet të jetë mesatar në lidhje me këtë çështje. Nuk duhet të jetë ekstrem që sa herë që i ndodh diçka ai të thotë:

“Unë jam prekur nga magjia.”

Por dhe as mos të jetë neglizhent në lidhje me këtë çështje pasi magjia është e vërtetë (ndodh nëse e ka caktuar Allahu). Pra duhet të jesh mesatar, i kujdesshëm por pa qenë ekstrem si dhe ta kurosh veten tënde.

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi