Keshille shume e bukur per prinderit si ti degjojne femijet

0
482

“S’mund të jetë e drejtë hija, kur druri është i shtrembër”

Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë:

të mirë,

të mbarë,

të edukuar,

të disiplinuar,

të sjellshëm,

të suksesshëm,

të guximshëm,

të kujdesshëm…..

Por, për fat të keq, shpesh herë vet prindi nuk është aspak i tilllë!!

“Lexo, të bëhesh i ditur!” – i thotë fëmijës, por vet nuk lexon.

“Bëje këtë e mos e bëj atë tjetrën!”, – ndërsa vet bën të kundërtën!!

Fëmijët janë vëzhgues dhe imitues të mirë. Ata ndikohen nga sjelljet tona shumë më tepër sesa nga këshillat tona.

Nëse vërtet dëshiron që fëmija yt të jetë i mirë, bëhu ti i mirë!

Nëse dëshiron që fëmija yt të jetë i edukuar, edukoje veten tënde!

Nëse e do fëmijën tënd të disiplinuar, disiplino veten tënde më parë!

Bëhu model i mirë për fëmijën tënd! Dhe dije se s’mund të jetë e drejtë hija, kur druri është i shtrembër.

Edmond Ajdini