Këshille per muslimanit në ditet e sotme?

Është pyetur Dijetari i madh Ahmed Bin Jahja En Nexhmij -Allahu e mëshiroftë-:

Çfarë këshille i jep muslimanit në kohët e sotme?

Ai u përgjigj: “E këshilloj të jetoj me Teuhid (veçim të Allahut në adhurim) dhe Akide (besim) të saktë, të jetë i rregullt duke vepruar farzet dhe detyrat dhe të largohet nga kundërshtimet dhe gjunahet.

Të shoqërohet me të mirët dhe të largohet nga të këqinjtë, të pasoj traditen profetike dhe të largohet nga bidatet (risitë në fe), të ruhet nga fitnet të cilat janë të shumta në këtë kohë ku jetojmë.

E këshilloj që të kapi fort shtëpinë e tij dhe të pendohet për gjunahet që ka bërë, siç i ka thënë i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- njërit prej shokëve të tij:
“Qëndro në shtëpi dhe qa për gjunahet e tua”. Suksesi është në dorën e Allahut.”

📚 Fet’hur Rabb El Uedud 1\104. 📚
Brulind Callari

Read Previous

Tri gjëra të bëjnë ti harrosh fatkeqësitë:

Read Next

Me keto të dyja këto plotësohet feja jote.