Keshille per cdo mashkull qe sillet keq me familjen e tij.

Ka thënë imam Malik Bin Enes, Allahu e mëshiroftë:

“Duhet që burri (kryefamiljari) të sillet mirë me familjarët e tij, derisa të jetë personi më i dashur për ta”.

📚 المنتقى شرح الموطأ 7/212.

Lind pyetja:Po ti që je kryefamiljar si sillesh me familjarët e tu, me bashkëshorten dhe fëmijët e tu?!

A je personi më i dashur për ta, apo më i urryeri?!

A je personi më i dashur për gruan tënde apo je njeriu më i urryer për të?!

A je personi që familjarët mezi e presin të vijë në shtëpi apo familjarët e tu thonë të vijë sa më vonë?!

A je i sjellshëm, i edukuar dhe me moral me shokët e tu jashtë shtëpisë, dhe i paedukatë me familjarët e tu!

Profeti alejhi selam në një hadith të saktë ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që është më i miri për familjen e tij dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time”.

Ku jemi ne prej sjelljes së profetit tonë me familjen e tij?!

Brulind Callari

Read Previous

Lutja qe bente profeti alejhi selam cdo dite pas namazin te sabahut

Read Next

5 rastet ku duhet te ndalosh se perdorur celularin