Porosit nga Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij
Mos debato shumë dhe mos u grind me idiotët.
Në qoftëse flet, fol pak.
Nëse bën shaka, bëj pak.
Në qoftë se ulesh dikund, ulu këmbëkryq.
Bëj kujdes nga kërcitja e gishtërinjve, luajtjen me mjekërrën, unazën dhe me këllëfin e shpatës.
Mos i pastro dhëmbët në prani të të tjerëve dhe mos e fut gishtin në hundë.
Mos i largo mizat prej teje gjatë gjithë kohës dhe çdo gjë tjetër e cila i bën njerëzit të nënvlerësojnë e të flasin keq për ty.
Ulu i qetë dhe fol me ngadalë.
Dëgjoje atë që flet me ty pa u çuditur dhe pa i kërkuar atij që t’i përsëris fjalët e tij.
Rri larg humorit, lloj-lloj tregimi e përrallave.
Mos u trego të tjerëve se sa të pëlqen dikush apo diçka, apo për ëndrrat e tua.
Bëhu i qëndrueshëm në sjelljet tuaja!
(Raudatul-‘Ukala)
Usame Morina