Kerko falje edhe nese gabon.Perdore gjithmon ne jeten tende

0
1409

Kërkimi i faljes është kulturë botërore

I bukur është të kërkuarit faljeje! Por më i bukur është, atëherë, kur ai shprehet në pozita të larta.

Me kalimin e viteve arrita të kuptoj se kërkimi faljeje nuk është e metë.

Më fal O Zoti im!

Më fal babai im, që ike befasisht pa të thënë lamtumirë!

Më fal o nëna ime! Për pritjen që më bëre mua, duke qëndruar përpara derës, se kur do kthehesha pranë teje!

Më fal i vogli im, që u rrite befasisht, e unë isha larg teje!

Më fal bashkëshortja time, që prisje nga unë fjalë të mira!

Më fal mësuesi im, që m’i mësove shkronjat e para, e unë, faleminderit nuk të thashë!

Më fal populli im, nëse zëri im ka qenë pa ambicje!

Kërkoj falje, se u vonova nga kërkimi faljeje. Por, përsëri mendoj, më mirë të kërkojmë falje vonë, se sa të mbajmë peshën e rëndë në zemër!