Kënaqësia dhe ëmbëlsia e imanit

0
410

• Secili duhet të meditojë për gjendjen e tij se a i ka ndodhur të përjetojë ndonjëherë ëmbëlsinë e imanit apo jo- është shije që shijohet- nëse jo, atëherë ekzistojnë shkaqe (për arritjen e kësaj) të cilat secili duhet t’i kemi parasysh dhe të kemi qëllim veprimin e tyre, ngase vërtetë ëmbëlsia e imanit është një kënaqësi dhe një xhenet që e përjeton besimtari në këtë botë para se të shkojë në botën tjetër.

Te paret tane kanë thënë: “Ai që nuk hyn në xhenetin e kësaj bote nuk hyn në xhenetin e botës tjetër”, qëllimi është se nuk hyn menjëherë në xhenetin e botës tjetër.

Besimtarët në fund do të futen në xhenet edhe nëse fillimisht dënohen me zjarr për shkak të mëkateve të bëra.

Mirëpo, për të hyrë në xhenet direkt, duhet përjetuar xhenetin në këtë botë, e që është kënaqësia dhe ëmbëlsia e imanit.

Duhet të tregohemi të durueshëm. Ta bëjmë veten të durueshëm, për t’iu dhënë përparësi gjërave që meritojnë përparësi, sepse shpirti i njeriut gjithmonë anon kah komoditeti, rehatia, pushimi, p.sh.: dikush edhe pse është i martuar do të qëndrojë me shokë deri vonë e nuk kthehet te familja, dëshiron ta kalojë kohen në gjëra të kota që sipas tij e relaksojnë, apo merret me disa hobi të ndryshëm etj., të gjitha në kurriz të familjes së tij.

Pa dyshim ky është keqkuptim. Njeriu patjetër duhet të ketë durim dhe të ulet me familjen e tij, ta bëjë veten të durueshëm që kur është koha e ndarë për familjen e tij atëherë të mos shkojë diku tjetër. Të tregohet i durueshëm në bindjen ndaj Allahut. Të tregohet i durueshëm të mos bie në ndalesa. Durimi ka vlerë të madhe.