Ai që nuk arrin apo tregon neglizhencë në faljen e namazit të natës, duhet të përpiqet ti falë katër rekate pas namazit të Jacisë, sepse namazi që falet pas Jacisë është pjesë e namazit të natës.
Shumë nga paraardhësit e devotshëm i falnin katër rekate pas namazit të jacisë dhe nxisnin për këtë.
Shejh Albani ka thënë: Ky veprim është saktësuar nga shumë prej sahabëve. Ibën Ebi Shejbe dhe Ibën Nasri përcjellin nga Abdullah Ibën Amri se ka thënë: “Kush i fal katër rekate pas Jacisë, do të jenë të vlefshme aq sa janë ato të natës së Kadrit.” Them: Zinxhiri i këtij transmetimi është autentik.
Pastaj Ibn Ebi Shejbe transmeton të njëjtën gjë nga Aisheja, Ibn Mesudi, Ka’b bin Mati’, Muxhahidi dhe Abdu Rahman bin el-Esved, dhe zinxhirët e transmetimit të tyre janë të gjitha autentike, me përjashtim të Ka’bit.
Këto transmetime edhe pse janë fjalë sahabësh, ato marin vendimin të jenë pjesë e fjalëve të Profetit, sepse gjëra të tilla nuk thuhen thjesht si opinione dhe mendime, siç duket qartë”
Shkurtimisht nga “Sisliletu ed Daife” (11/100).
Fatjon Isufi