Katër gjëra të nxijnë fytyrën, humbin personalitetin dhe largojnë gëzimin

0
2432

Ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Tri gjëra e dëmtojnë trupin:

1. Fjalët e tepërta,

2. Gjumi i tepërte,

3. Ushqimi i tepruar.

Katër gjëra e shkatërrojnë trupin:

1. Ankthi,

2. Mërzia,

3. Uria,

4. Pagjumësia.

Katër gjëra të nxijnë fytyrën, humbin personalitetin dhe largojnë gëzimin:

1. Gënjeshtra,

2. Kryeneçësia,

3. Pyetjet e shpeshta pa dije,

4. Shthurjet e shumta.

Katër gjëra të zbardhin fytyrën, të ngritin personalitetin dhe të sjellin gëzimin:

1. Devotshmëria,

2. Mbajtja e premtimit,

3. Bujaria,

4. Burrëria.

Katër gjëra të sjellim furnizimin:

1. Namazi i natës,

2. Kërkimi i faljes,

3. Dhënia e lëmoshës,

4. Dhikri(përkujtimi) i Allahut në mëngjes e mbrëmje.

Katër gjëra e largojnë furnizimin:

1. Gjumi pas sabahut,

2. Namazi i paktë,

3. Përtacia,

4. Tradhtia.

Çdo herë kur drejtohesh për tek ndonjë mëkat kujto tre citate të Kuranit:

1. “A nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!”. El Alak 14

2. “Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!” . Er Rrahman 46

3. “E kush i frikësohet Allahut, atij Ai i bënë rrugëdalje”. Et Talak 2

Unejs Murati-Daku