Kam disa vite i sprovuar, jam lutur Allahut shumë, por nuk po shikoj përgjigje të lutjeve?

0
870

Kam disa vite i sprovuar, jam lutur Allahut shumë, por nuk po shikoj përgjigje të lutjeve?

Pergjigje:Duhet të dijmë fillimisht se lutja është adhurim në vetvete, nga adhurimet më të mira, dhe shpërblehemi sa herë që lutemi, Allahu e do robin e Tij të përgjëruar, dhe një nga urtësitë e sprovave êshtë që robi të jetë gjithmonë në lutje dhe përgjërim.
Gjithashtu, duhet të dijmë se lutja nuk humbet asnjëherë, e mira e saj është gjithmonë e pranishme për besimtarin që lutet, ose Allahu i Lartësuar e pranon lutjen, ose me atë lutje e ruan nga një caktim, fatkeqësi që ishte për tu zbritur mbi të, ose shpërblimin e lutjes ja depoziton në Ditën e Gjykimit.
Gjithashtu duhet të dijmë se lutjen duhet ta ruajme nga pengesat dhe ndalesat qe ndalojne pergjigjen, te cilat besimtari duhet ti largohet, sikurse ka norma dhe kushte qe duhet ti plotesoje qe te jete me afer pranimit.
Dhe gjithashtu duhet te dijme, ndoshta Allahu me vonimin e pergjigjes deshiron per robin e Tij qe te jete me pergjerues dhe afer Allahut, e cila eshte miresi dhe grade me madhe se vete pranimi i lutjes.

Dr. Junuz Telezi