Jeto si të duash, në fund faturën e paguan vet!

0
597

Kapitulli ‘Njeriu’ fillon me një tregim, një tregim për një krijesë që dikur ishte hiç:

“Ka kaluar kohë e gjatë dhe njeriu as që përmendej.”

Dhe mbyllet me fjalët:

“Ai fut kë të dëshirojë në mëshirën e Tij, ndërsa për të padrejtët ka përgatitur dënim të dhembshëm”

Nga hiç, në mbret i mbretërve.

Nga hiç, në dënim.

Rrëfimi më impresionues: ose suksesi më i jashtëzakonshëm,
ose dështimi më i jashtëzakonshëm.

Nëse dëshiron të parën, largoju padrejtësisë, sepse në mëshirën e Zotit nuk ka vend për padrejtësinë. Dhe padrejtësia më e madhe është të mohosh Atë që të ka krijuar, nga hiç të solli në ekzistencë, dhe të barazosh dikë tjetër me Madhështorin, të shpërfillësh urdhrat e Tij, të mos ua vësh veshin paralajmërimeve të Tij.

Dhe tu bësh padrejtësi të tjerëve!

Jeto si të duash, në fund faturën e paguan vet!

Emin Bilali