Jepi përparësi asaj që do Allahu, i jep Allahu përparësi asaj që do ti!
Shejh dr Muhamed Tekiudin El-Hilali -Allahu e mëshiroftë- në shënimet e tij, kur tregon për thirrjen e tij në disa fshatra të Egjiptit, thotë:
“Qëndrova në Rajramun duke ftuar në rrugën e Allahut afro tre muaj dhe pastaj u afrua koha e haxhit. Gjatë gjithë kësaj kohe hiqesha si i pasur dhe nuk lejova njeri të më paguante as çmimin e një letre që e nisja me postë, pa le gjëra të tjera, derisa njerëzit filluan të mendonin se jam i pasur. Nuk guxoi njeri të më japë gjë, as dërhemë dhe as rroba, përveçse pak bukë të thatë dhe pak gjalpë në një enë qeramike e cila mu thye kur hipa në karrocë, para se të mbërrija në vendin ku rrija në Kajro dhe veç një rrobe që ma veshi shejh Jusufi -Allahu e mëshiroftë- pas shumë përpjekjesh dhe lutjesh……
Jepi përparësi asaj që do Allahu, i jep Allahu përparësi asaj që do ti!
Thash se gjatë qëndrimit në El-Rajramun dhe u hoqa si i pasur, siç thuhet:
As mos e shtri dorën dhe as mos u brengos,
se ajo që është shkruar do të vijë me doemos!
E bëra këtë gjë, sepse e dija se ai që u merr njerëzve, nuk u jep dot asgjë dhe se ai që ka dy qëllime të kundërta, nuk mund ti arrijë të dyja. Kështu e njësova synimin tim dhe e drejtova vullnetin tim vetëm për te thirrja, pasi Allahu mi hapi zemrat e njerëzve, siç ka thënë një i urtë:
Nijetin tënd bëje unik,
dhe Allahun merre mik!
Para se drejtohesha për në El-Said, mendoja se Allahu do të mi mundësonte ca dërhemë që të bëja me to haxhin farz. Kjo, sepse pas qëndrimit tim në Egjipt një vit e një muaj, më mbaruan gjithë çfarë kisha, sepse shpenzoja edhe për vëllait tim mësuesin Muhamed El-Arabi El-Hilali të cilin e kisha marrë me vete dhe ishte i vogël. Kur më erdhi ajo ofertë e lash çështjen time në dorë të Allahut dhe thashë:
Shpresoj prej Allahut, se lehtësimi i Tij do të vijë!
Ai çdo ditë merret, me çështjen e krijesave të Tij.
Pas mbërritjes time në Kajro, më erdhi një porosi prej shejh Jusufit prej 13 dinarësh të cilët më mjaftonin të bëja haxhin, unë dhe im vëlla. Këtë pata për qëllim kur thashë: Jepi përparësi asaj që do Allahu, i jep Allahu përparësi asaj që do ti!”
Shkëputur nga libri “Thirrja për te Allahu në Vende të Ndryshme” faqe nr: 23 dhe 26.
Abdullah Nabolli