Mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Drita e agimit çan errësirën e natës, ezani i Bilalit radijAllahu anhu në sabah thyen heshtjen e Medines në momentin kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është në gjumë për të shplodhur trupin e tij fisnik në kohën e syfyrit, pas një namazi të gjatë nate.
Kur Bilali radijAllahu anhu thërret ezanin, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem zgjohet dhe gjëja e parë që bën është përdorimi i misvakut[1] pastaj thotë: “El-hamdulilahil ledhi ahjana ba’dema ematena ue ilejhin-nushur – Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili na ngjalli pasi na vdiq dhe (pas vdekjes) tek Ai do të tubohemi.”[2]
Më pas ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përsëritë fjalët e myezinit. Kur ai (Bilali) thotë “Allahu ekber, Allahu ekber”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë “Allahu ekber, Allahu ekber”, kur myezini thotë “esh-hedu en la ilahe il-lAllah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “ue ene – dhe unë (dëshmoj la ilahe il-lAllah)”, kur myezini thotë: “esh-hedu ene Muhameden rasulullah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “ue ene – dhe unë (dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)”, kur myezini thotë: “hajja alas-salah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la haule ue la kuvete ila bil-lah”, kur myezini thotë: “hajja alal-felah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la haule ue la kuvete ila bil-lah”, kur myezini thotë: “Allahu ekber, Allahu ekber”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Allahu ekber, Allahu ekber” dhe kur myezini thotë: “la ilahe il-lAllah” ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la ilahe il-lAllah.”[3]
Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngrihej. Nëse kishte nevojë për të marrë gusul (të lahej plotësisht), lahej. E nëse kishte nevojë për abdes, merrte abdes. Ndoshta ngrihej për faljen e namazit të sabahut pa marr abdes. E kur pyetej për këtë gjë, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “Mua më flenë sytë por nuk më fle zemra.”[4]
Pastaj ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falte dy rekate sunet të namazit të sabahut. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i falte shkurtë aq sa dikush thoshte: “A u fal duke lexuar vetëm ‘Ummul-Kitabi’ (suren Fatiha)?”[5] Për shkak se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i falte shkurtë këto dy rekate.
Në rekatin e parë, pas leximit të sures Fatiha, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexonte: “Kul ja ejjuhal-kafirun” dhe në rekatin e dytë (pas leximit të sures Fatiha) lexonte: “Kul huvAllahu ehad”.
Ndonjëherë ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në raktin e parë lexonte “Kulu amenna bil-lahi ue ma unzile ilejna…”[6] dhe në rekatin e dytë lexonte: “Kul ja ehlel-kitabi tealu ila kelimetin sevain bejnena ue bejnekum…”[7]
vijon…
[1] Shih “Musnedin” e Ahmedit (3541, 23242, 23336 dhe 24269), “Sahihun” e Buhariut (246), “Sahihun” e Muslimit (255 dhe 746), “Sunenu Ebi Daud” (55, 56, 57 dhe 1353), “Sunenu Ibën Maxhe” (1191) etj.
[2] Shih “Musnedin” e Ahmedit (18603, 21366 dhe 23286), “Sahihun” e Buhariut (6312 dhe 7395), “Sahihun” e Muslimit (2711), “Sunenu Ebi Daud” (5049), “Xhamiut-Tirmidhi” (3417) etj.
[3] Shih “Musnedin” e Ahmedit (24933), “Sahihun” e Buhariut (914), “Sunenu Ebi Daud” (526), “Sahihu Ibën Hibban” (1683) etj.
[4] Shih “Musnedin” e Ahmedit (1911 dhe 24073), “Sahihun” e Buhariut (1147, 2013 dhe 3569), “Sahihun” e Muslimit (763), “Sunenu Ebi Daud” (1341), “Xhamiut-Tirmidhi” (439) etj.
[5] Shih “Musnedin” e Ahmedit (24125 dhe 25315), “Sahihun” e Buhariut (618, 619 dhe 1171), “Sahihun” e Muslimit (723 -725 dhe 736), “Sunenu Ebi Daud” (1255), “Xhamiut-Tirmidhi” (459) etj.
[6] El-Bekare: 136.
[7] Al Imran: 64. Shih “Musnedin” e Ahmedit (2045, 2386, 4909 dhe 25510), “Sahihun” e Muslimit (726-727), “Sunenu Ebi Daud” (1256), “Sunenu Ibën Maxhe” (1148) etj.
Unejs Sheme