Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:
“Prej ndëshkimeve për mëkatet është se ato e heqin bereqetin e jetës, të riskut, të dijes, të veprës dhe të bindjes ndaj Allahut.
Përmbledhtas: mëkatet e largojnë bereqetin e fesë dhe të kesaj bote.
Nuk gjen njeri me bereqet më të paktë në jetën, fenë dhe dunjanë e tij, sesa ai që e kundërshton Allahun; dhe nuk është larguar bereqeti nga toka, veçse për shkak të mëkateve të njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Sikur banorët e qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.”
(El-A’raf, 96)
Ed Da’u ve Ed-Deva’, fq. 84
Suad Shabani