Ja cfare i ndodh njeriut kur zemerohet.

0
1029

Zemërimi!

Xhafer bin Muhamedi radijallahu anhuma ka thënë:
Zemërimi është celësi i cdo të keqeje.

Marrë nga libri Xhamiul ulumi uel hikem fq 145

Ali bin Ebi Talibi radijallahu anhu ka thënë:
Fillimi i zemërimit është cmenduri, ndërsa fundi i tij është pendim, ndoshta shkatërrimi i vjen pikërisht nga zemërimi.

Marrë nga libri el Adabu esh-Sher`ijeh 1/205

Ibn Mesudi radijallahu anhu ka thënë:
Vlerësojeni urtësinë e njeriut në momentet e zemërimit.
Vlerësojeni besnikërinë e tij atëherë kur është në gjendje lakmie.
Sepse nuk ke se si ta njohësh urtësinë e tij nëse nuk zemërohet dhe as besnikërinë e tij nëse nuk ka lakmi dhe interes në dicka.

Shuajb Rexha