Ja cduhet te besh nese do te shtohet bereqeti dhe te zgjatet jeta

0
5249

Vlera e mbajtjes se lidhjeve farefisnore

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene: E kam degjuar te Derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem te thote: “Kush deshiron qe t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le te mbaje lidhjet farefisnore”. Shenon Buhariu (5985)

Ne hadith tregohet se frytet e mbajtjes se lidhjeve farafisnore jane te shumta. Prej tyre ka qe jane te shpejta qe ne dynja dhe te tjera te mevonshme ku personi fiton ne diten e Kiametit.

Prej fryteve te saj te shpejta eshte se personit i shtohet furnizimi ne jeten e kesaj bote dhe i zgjatet jeta.

Shejhu i Islamit Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!) ka thene: “Disa njerez kane thene: qellimi me te (zgjatjen e jetes) eshte bereqeti ne kohe ku per nje kohe te shkurter ben pune qe s’mund t’i bej kush vetem se per nje kohe te gjate. Kane thene: ‘furnizimi dhe caktimi se sa do jetoje njeriu jane te percaktuara dhe te shkruara’. Ketyre u thuhet: ky bereqet, e ai eshte shtimi ne pune dhe dobi, gjithashtu eshte i percaktuar dhe shkruar”.

“Ehadithul-Akhlak” Shejh Abdurrazak El-Beder

Unejs Sheme