Historia e faraonit
-Historia e faraonit na mesoi se caktimi i Allahut patjeter do permbushet, e per kete s’ka pike dyshimi. Faraoni ndaloi te gjithe femijet qe ‘te vinte’ Musai alejhis-selam. Dhe kur erdhi, ai alejhis-selam u rrite ne pallatin e tij.
-Historia e faraonit na mesoi se zemrat jane ne duart e Allahut te Madheruar dhe jo te njerezve. Kur faraoni donte ta ta privonte Musain alejhis-selam nga nena e tij, ai alejhis-selam gjeti vend ne zemren e bashkeshortes se faraonit. Keshtu Allahu i Madheruar pos nenes se tij i dhuroi dhe nje tjeter.
-Historia e faraonit na mesoi se ne pallatin e mohimit mund te lind dielli i besimit. Ne kohem kur faraoni thoshte “ene rabbukumul-ela – une jam zoti juaj me i larte”, bashkeshortja e tij thoshte “subhane rabijjel eala – i dëlire nga te metat eshte Zoti im me i larti”.
-Histori e faraonit na mesoi se ajo qe i bashkon dy njerez nuk eshte kulmi i shtepise, por zemra.
-Historia e faraonit na mesoi se ushtria, sado e madhe qofte- nuk e zmbrasi dot besimtarin nga besimi i tij. As magjistaret s’u frikesuan nga denimi yt dhe as bashkeshortja jote nuk u dorezua ndaj torturave te tua. Ngase besimi i paster ne Allahun e Madheruar formon burra.
Unejs Sheme