Higjena dhe pastërtia e trupit që na mësoi Muhamedi alejhi selam 1400 vite më parë

0
1036

Higjena personale

Fjalët në vijim i atribuohen pejgamberit Muhamed alejhi selam:
“Dhjetë veprime janë nga fitra : shkurtimi i mustaqeve, lëshimi i
mjekrës, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, shkurtimi i thonjve, larja e nyejve të gishtërinjve, rruajtja e nënsqetullave, rruajtja e qimeve në pjesën intime, dhe pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës fiziologjike.”Një transmetues tha: “Kam harruar të dhjetën. Mund të jetë shpëlarja e gojës.”Muslim (1/223), Ebu Daud (1/14), Ibn Maxheh (1/107), et-Tirmidhi (5/91), dhe enNEsa’i (5/405)

Kur personi të reflektojë mbi urtësinë e këtyre mësimeve, të shohë ndikimin e zbatimit të tyre dhe t’i shqyrtojë ligjet e Islamit nga këndvështrimi i objektivave më të larta të tyre, nuk mund të mos përjetojë një trazim intelektual dhe shpirtëror. Këto dhjetë veprime më lart, për shembull, jo vetëm që provojnë të qenët e pejgamberit alejhi selam të fundit shekuj më përpara sesa shumica e civilizimeve progresive të kohës së tij, por po ashtu tregojnë miresin e besimit.

George Bernard Shaw , një kritik e dramaturg irlandez me ndikim,
shkruan:“Formuluesit e fesë autoktone, siç është Muhamedi, qenë mjaftueshëm të përparuar që të prezantonin si detyra fetare masa të tilla sanitare siç është abdesi dhe trajtimin më të kujdesshëm e respektues të çdo gjëje që lëshon trupi njerëzor, madje dhe prerjen e thonjve e të qimeve. Misionarët tanë, pa menduar, hodhën poshtë këtë doktrinë devocioni duke mos e zëvendësuar si duhet, çka bëri që vendin e saj ta zënë përtacia dhe shkujdesja.”

Larja nuk ka qenë traditë e Evropianëve deri në shekullin e 11-të. Mortajat vizitonin rregullisht banimet e tyre johigjienike dhe ata bartnin tesha të lyera me baltë, derisa u binte nga trupi. Asokohe, muslimanët pastroheshin për lutjet e tyre, lanin trupin pas marrëdhënieve intime, madje lanin edhe të vdekurin për më shumë se 400 vjet! “Në vitin 1000 (p.e.s.), Kryqtarët u kthyen nga Lindja me lajmin e një zakoni që kënaq – banjën turke. Banjat publike janë ndërtuar gjithandej Evropës.”

Islam, madje, dekurajon nga konsumimi i qepëve të papërgatitura, nxit për
shpëlarjen e rregullt të gojës dhe pastrimin e shpeshtë të dhëmbëve që ngadalja e tyre. Pejgamberi alejhi selam tha:“Brusha e dhëmbëve është pastrim për gojën dhe mënyrë afrimi tek Zoti.”Ahmed (6/47) dhe en-Nesa’i (1/50)

Pejgamberi i fundit i Islamit, Muhamedi alejhi selam, mësoi se këto janë mënyra të afrimit tek Zoti dhe rehati për njerëzit e për engjëjt, të cilët po ashtu bezdisen nga erërat e pakëndshme. Me përparimin e sotëm teknologjik, kuptojmë sa i efektshëm është largimi i sheqerit nga goja në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve.

Pejgamberi Muhamed alejhi selam instruktoi muslimanët ta shpëlajnë hundën si pjesë e pastrimit para namazit të tyre. Studiuesit sot kanë nisur të zbulojnë sa e vlefshme mund të jetë kjo praktikë; një studim “nxori përfundimin se pastrimi me ujë i zgavrave të hundës ka një potencial të madh në përmirësimin e kualitetit të jetës së miliona pacientëve në një mënyrë që të kursen mjaft para.”

Rinologët kësaj i referohen si “ujitje nazale”, duke qenë se përshkimi i
një sasie të vogël uji nëpër kanalin e hundës, ndër të tjera, është mënyra e duhur për ta trajtuar dhe parandaluar sinusitin. Kjo është pikërisht çfarë përshkroi pejgamberi alejhi selam në thënien e tij:

“Thitheni bollshëm ujin me hundë (gjatë abdesit), përveç kur jeni
agjërueshëm.”

Me fjalë të tjera, uji duhet pothuajse ta mbërrijë fytin gjatë shpëlarjes së hundës, prandaj duhet pasur kujdes gjatë agjërimit.

Edhe në botën e sotme moderne, ku higjiena superiore është thelbësore për
popullatën e saj përgjithësisht të shëndoshë, njerëzit ende nuk janë aq të motivuar në aspektin higjienik sa kanë qenë muslimanët për gati 1500 vjet.

Kjo në vijim është nga vebsajti i mirënjohur i Mayo Clinic:
“Pavarësisht dobive të provuara të larjes së duarve, shumë njerëz nuk e kanë bërë shprehi këtë aq sa duhet, madje dhe pas përdorimit të tualetit. Gjatë ditës, ti akumulon në duart e tua baktere nga burime të ndryshme, siç është kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit … Nëse ti nuk lan duart sa duhet shpesh, mund ta infektosh veten me këto baktere duke prekur sytë, hundën, dhe gojën. Dhe ti po ashtu mund të përhapësh këto baktere tek të tjerët … “