Hapat janë shtigje nga të cilat hyn shejtani…!

0
1076

Hapat janë shtigje nga të cilat hyn shejtani…!

Hapat ruhen vetëm duke shkelur atje ku mendohet se ka shperblim, e nëse hapi nuk sjell ndonjë shtesë në shpërblime, atëherë qëndrimi në vënd është më i mirë.

Njeriu ka mundësi që prej çdo gjëje të lejuar drejtë të cilës ai shkon, të mund të nxjerrë ndonjë punë të mirë, me anë të së cilës mund të afrohet dhe t’ia kushtojë atë Allahut të Lartësuar, e kështu hapi i tij bëhet vepër qe e afron me Krijuesin.

Përderisa edhe shtigjet janë dy llojesh, shtegu i këmbës dhe shtegu i gjuhës, edhe përmendja e njërit qëndron afër përmendjes së tjetrit te thënia e Allahut të Lartësuar: “E robërit e Mëshiruesit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë.

E kur atyre u drejtohen injorantët me fjalë, thonë: “Paqe””
(El-Furkan, 63)

Në këtë ajet Allahu i cilëson këta njerëz si njerëz të drejtë në shprehjet dhe hapat e tyre, ashtu siç thotë në një ajet tjetër: “Ai di rreth shikimit me bisht të syve, edhe për atë që fshehin zemrat.”
(Gafir, 19)