Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet

0
1994

Nga Ebu Hurejrah transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thene : “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet, do të jenë në formën e hënës, kur ajo është e plotë.

Ata pas tyre do të jenë si ylli shumë i ndritshëm, që ndrit në qiellin e çiltër. Ata as nuk do të urinojnë, as
nuk do të kenë jashtëqitje, as nuk do t’u fryjnë hundëve, as nuk do të pështyjnë. Krehrit do t’i kenë nga ari, djersa e tyre do të jetë misk, dhe ena e tyre për djegien e parfumit do të jetë nga druri aloe. Gratë e tyre do të jenë Hûrul-Ajn (hurijat, vashat e Xhenetit).

Format e tyre (banorëve të Xhenetit) do të jenë si krijimi i njënjeriu të vetëm, në formën e babait të tyre, Ademit: gjashtëdhjetë parakrahë të lartë (rreth 30 metra)”. (Nr. 3519)

Silsileh Ahadîth es-Sahîhah
Muhadith, shejh, alameh Muhammad Nasiruddîn el-Albani