Gjykimi rreth spërkatjes apo hedhjes uje mbi varr

0
3715

Gjykimi rreth spërkatjes apo hedhjes uje mbi varr

Pyetje:Kam lexuar në një libër të Bin Bazit ku flet për varrin dhe hedhjes së ujit mbi varr, dhe thotë që është prej syneteve të harruara.

Përgjigje:Çështë e vërteta shprehjen “se hedhja e ujit mbi varr është prej syneteve të harruara” nuk e dimë se ku e ka thënë ky dijetar i njohur -Allahu e mëshiroftë-, porse në librin Mexhmu Fetava, kur është pyetur rreth hedhjes së ujit dhe guralecave mbi varr, ai është përgjigjur: “Një gjë e tillë është e pëlyqer nëse është e mundur, sepse ajo e bën dheun mbi varr më të qëndrueshëm, kështu që varri është i qartë dhe nuk përdhoset për shkak të humbjes”. (13/198)

Për ta sqaruare dhe më mirë këtë çështje, do të përpiqemi që të japim një përqasje rreth gjykimit Islam rreth saj.

Pjesa më e madhe e juristëve dhe fukahave, janë shprehur se është e pëlqyer dhe prej sunetit që të spërkatet apo të hidhet ujë mbi varrin e një personi të sapo varrosur.

Në Enciklopedinë e Fikhut (32/250) është përmendur: “Hanefitë, Shafi-itë dhe Hanbelitë, janë shprehur se është prej sunetit spërkatja me ujë e varrit me njëherë pas varrosjes së të vdekurit; kjo për faktin sepse Profeti -salallahu alejhi ue selem-, e ka bërë një gjë të tillë pasi varrosi Sad bin Muadhin, madje
porositi që një gjë të tillë ta bënin edhe me varrin e Uthman bin Medh’unit pasi ta varrosnin.

Madje Shafi’të dhe Hanbelitë janë shprehur se përveç kësaj është mirë që të hidhet dhe çakull, ose guralecë të vegjël, duke e bazuar këtë mbi trasmetimin e Xhafer bin Muhamed, ky nga i jati se Profeti -salallahu alejhi ue selem-, kur i vdiq djali i tij Ibrahimi, (pasi e varrosi) e spërkati varrin e tij dhe vendosi mbi varr guralecë”.

Kjo përfaktin sepse uji e bën varrin të qëndrueshëm dhe që të mos rrafshohet e humbësi shkak i erës.
Tebjin el Hakaik: (1/246), Esna el Metalib: (1328) dheKeshaf el Kina: (2/138)

Dijetari i njohur i hadithit Muhamed Nasirudin Abani -Allahu e mëshiroftë- është shprehur: “Në lidhje me spërkatjen e varrit me ujë, kanë ardhur shumë hadithe, porse ato janë me probleme,sikurse dhe e kam sqaruar në librin “Irvau el Galil (3/205-206)”, më pas kam gjetur tek Taberaninë “Eusat”, një hadith me zinxhir të fortë në të cilën thuhet se Profeti -salallahu alejhi ue selem-, kur i vdiq djali i tij Ibrahimi, (pasi e varrosi) e spërkati varrin e tij me ujë; ndaj dhe e kam klasifikuar atë tek hadithet e sakta. Shiko: Silsiletu a hadith Daife: (13/994).

Pra nga e gjitha kjo, del e qartë se spërkatja e varrit apo hedhja e ujit mbi të është sunet profetik, i cili është kryer në mënyrë që varri të mos humbë e rrafshet si shkak i largimit të dheut nga era; sepse kur dheut i hidhet ujë, ai bëhet më i ngjeshur dhe forcohet, duke u bërë si një trup i vetëm.

Pra shkaku pse Profeti-salallahu alejhi ue selem-, e bënte një gjëtë tillë, ishte që të mos humbin varret, sepse siç dihet që toka e Medines dhe gadishullit arabik, është tokë ranore, e cila lëviz si shkak i erërave.

Megjithatë duhet të vemë theksin se veprimi që bëjnë disa muslimanë, të cilët hedhin ujë në varre, apo i spërkasin ato saherë që vizitojnë varret, duke menduar se një gjë e tillë i bën dobi të vdekurit; duhet të themi se ky nuk është veprim i ligjëruar, madje ai hyn tek bidatet (gjërat e sajuara në fe), të cilat nuk janë të pranueshme, sepse një veprim i tillë është ligjeruar në mënyrë që dheu mbi varr të forcohet e të ngjeshet dhe jo se ivdekuri ka dobi shpirtërore prej saj!

Kështu që nxisim muslimanët që t’i përmbahet teksteve fetare dhe udhëzimi të Profetit -salallahu alejhi ueselem-, i cili e ka bërë të qartë shkakun e këtij veprimi, duke mos bërë sajesa, apo veprime që bien ndesh me këto udhëzime, sikurse bëjnë disa muslimanë, të cilët spërkasin dhe hedhin ujë e dhe mbi varret e ndërtuara me beton dhe mermer, në të cilat kundërshtimi është i dyfishtë!

Kjo dhe Allahu e di më mirë.
Bledar Haxhiu